“BalkanWeb” siguron pamjet nga makina e autorëve të dyshuar të atentatit me dy viktima, që tronditi mbrëmjen e kaluar Elbasanin.

Siç shihet nga video që sjell “BalkanWeb”, makina e përdorur në krim është shkrumbuar totalisht, në një rrugicë, që nuk duket të jetë shumë e banuar.

Ndërkohë, autorët janë larguar në drejtim të paditur dhe nuk dihet ende as identiteti i tyre. Nga atentati me breshëri plumbash mbetën të vdekur shtetasit Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të dy të lidhur me vrasje të bujshme të ndodhura më herët në Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb