4 fitore radhazi, 12 pikë në total, një ecuri perfekte e Emanuele Egbos në stolin e Tiranës që fut bardheblutëe prepotent në garë për titull. Tekniku nigerian shijon këtë sukses, një fitore e vuajtur përballë një kundërshtari që luajti si i barabartë në kryeqytet, një ekip të cilin as Mema e as Ahmataj nuk e kishin mundur. Egbo shprehet i bindur se ekipi i tij e meritonte fitoren. Pavarësisht kontestimeve nga ekipi kundërshtar, Egbo nuk dëshiron të ndalet tek episodet:

Faza përgatitore, rikthimi në Superligë, janë disa detaje të cilët bënë që Tirana të mos ishte në kushtet më të mira në këtë takim, për Egbon duhet ende pak kohë që bardheblutë të rikthehen aty ku mbyllën vitin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: