TIRANË

Gazetarët e “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala, kanë arritur të filmojnë aksionin e policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë.

Në videon që sjell në “BalkanWeb” gazetari Gjençaj, shihet momenti kur një makinë luksoze largohet nga efektivët e policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Siç e shihni në pamjet që sjell “BalkanWeb”, Forcat Speciale i ndalin para makinës me xhama të zinj, ku të maskuar dhe me armë kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb