Një ditë më parë, tifozët e dy klubeve krijuan kaos në rrugët e Tiranës, duke sjell alert te forcat e rendit. Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ndodhi pak momente më parë brenda stadiumit “Air Albania”.

Disa tifozë të Romës në mënyrë të pakuptimtë kishin përfunduar në sektorin ku ndodheshin tifozët e Feyenoord. Atmosfera ishte shumë e tensionuar siç duket edhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Erjola Jata.

Tifozët e Romës, të shoqëruar nga forcat e sigurisë, por dhe nga tifozët e Feyenoord, u nxorën jashtë stadiumit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: