Në fjalën e mbajtur në Iftarin e organizuar në xhaminë e Ballies në Elbasan, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian do të ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij dhe se popullsia e besimit mysliman është disafish më e lartë, se numri total i myslimanëve shqiptare në Ballkan.
Por, sipas tij, kjo nuk është problem për Shqipërinë, përvec se tek tuk për disa “idiotë” në Evropë.
“Unë dua ta ndaj këtu bindjen time se myslimanët e Shqipërisë jo vetëm që nuk janë problem, por janë një vlerë e shtuar e qenies sonë, një vend i denjë për të qenë anëtarë të BE-së”, tha Rama.
Sipas tij, Evropa sot ka nevojë për sa më shumë qytetarë dhe partnerë luajalë të besimit islam sic janë myslimanët shqiptarë.
“Për tu mëkëmbur ndërkombëtarisht dhe për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike si dhe profilin e saj të zbehur strategjik, Evropa ka nevojë sot më shumë për Turqinë e aleatët e Lindjes së Mesme, më shumë se këta të fundit kanë nevojë për Evropën.
Për të njëjtat arsye BE ka nevojë sot për shtetet ballkanike dhe popujt e tyre pjesërisht myslimane, po ama rrënjësisht e tërësisht evropianë, po aq kemi sa ne kemi nevojë për BE.
Populli i vjetër me përvojë jo të pakët ne shqiptarët e vllazërisë fetare sic na ka pagëzuar papa Francesku, laicitetin nuk e kemi pritur ta kemi në karta për ta zbatuar si pjesë të kodit tonë gjenetik, falë larmisë fetare shekullore”, tha Rama.
(Balkan Web)
