Zhurma ‘pushton’ gjithë zonën, ndërkohë që fadromat e IKMT-së vijojnë shemben e paligjshme në ‘Prestige Resort’.

Teksa matrapikët dhe fadromat shkallmojnë pistën e këtij resorti, konsumimi i mëngjesit për pushuesit është bërë i pamundur që të kryhej në ambientet e jashtme të hotelit.

Ndërkohë, disa turistë të tjerë nuk i kanë prishur planet e tyre, pasi kanë vijuar të marrin rreze dhe të lahen në pishinë, ndërkohë që një fadromë vijon të punojë shumë pranë tyre, madje duke i vënë në rrezik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb