Kurban Bajrami është festuar nga besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë. Në Korçë, Berat e Kavajë besimtarët për pak çaste nuk kanë mbajtur distancë apo maska duke u angazhuar tek falja.

Në Korçë dhe Berat falja është kryer në ambientet e jashtme të xhamive. Berati këtë vit nuk e festoi në sheshin qëndror të qytetit si zakonisht por besimtarët u zhvendosën tek Xhamia e Plumbit ku një numër i kufizuar besimtarësh qëndronin brenda dhe pjesa tjetër jashtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Festa e Kurban Bajramit festë konfirmon shenjtërinë e të drejtës për të jetuar dhe  askujt nuk i takon të derdhë padrejtësisht gjakun e tjetrit”-,ka thënë Muftiu i Beratit Baftjar Këllezi cili mbajti dhe ligjëratën ditën e sotme.

Po ashtu edhe Kavaja festoi sot Kurban Bajramin teksa qindra besimtarë morën pjesë në ritet dedikuar kësaj dite.

KMSH ditën e djeshme nxori masat që duhet të ndjekin besimtarët teksa ndryshe nga vende të tjera u lejua falja në xhami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb