Festë me fishekzjarrë në çdo qytet. Kështu është pritur në orën 00:00 momenti i ndërrimit të viteve. Përveç trokitjeve të gotave dhe puthjeve me familjarët sapo akrepi lëviz për të njoftuar ardhjen e Vitit të Ri, shumë qytetarë kanë preferuar që 2022-shin ta presin duke festuar në sheshet e qyteteve.

Atmosfera festive është ndjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, që nga jugu në veri, pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gazetarët në rrethe kanë siguruar pamjet nga momentet kur mbërrin vitit 2022. Stafi i BalkanWeb uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri 2022!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: