(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit

1 gjoks pule
3 thelpinj hudhër
1/2 gotë verë të bardhë
1 lugë gjelle kaperi
4 lugë gjelle gjalpë
4 lugë lëng limoni
Majdanoz
Miell
Vaj ulliri
Kripë/piper të zi

Përgatitja
Gjoksin e pulës e presim në fileto dhe e rrahim pak. U hedhim kripë dhe piper dhe i kalojmë në miell. Në tiganin me vaj ulliri shtojmë filetot e pulës si dhe thelpinjtë e hudhrës. Pasi kanë marrë ngjyrë nga të dyja anët i shuajmë me verë dhe i lëmë derisa të avullojë alkoli. Shtojmë gjalpin në tigan duke tundur tiganin si dhe kaperin. Nëse nevojitet ujë akoma, e shtojmë që salca të mos jetë shumë e trashë. Në fund shtojmë lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë. E lëmë 2 minuta në zjarr dhe e heqim.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb