Ish-sulmuesi i famshëm i kombëtares shqiptare, Edvin Murati ka përcjellë një mesazh inkurajuese nga Franca për lojtarët kuqezinj që sot kanë një sfidë deçizive ndaj Bjellorusisë ku i duhet patjetër fitorja.

Murati u thotë futbollistëve të luajnë me dëshirë dhe zemër teksa shpreson në fitore. Ai gjithashtu zbulon se e ndoqi kombëtaren ndaj Kazakistanit dhe i pëlqeu shumëm e 3 golat e shënuar, 2 nga sulmuesit si dhe për mbrojtjen shumë të mirë.

Edvin Murati ka veshur fanellnë kuqezi për 42 ndeshje teksa ka luajtur si futbollist për Paris Sain-Germain dhe Lille në Francë apo Fortuna Dusseldorf në Gjermani. Ndërkohë sot Shqipëria përballet me Bjellorusinë dhe për të marrë kreun e renditjes në grup dhe kualifikimin për më tej i duhet patjetër fitorja me 3 pikët.

 

STATUSI NGA FSHF

Mesazhi i Muratit për Kombëtaren ?? para Bjellorusisë: Luani me zemër!

Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati ka vlerësuar ndeshjen e kuqezinjve ndaj Kazakistanit .

Në një mesazh të posaçëm për FSHF.org, ai u kërkon djemve që të luajnë me zemër në ndeshjen kundër Bjellorusisë dhe të arrijnë një rezultat pozitiv, që do të na rendiste në krye të grupit 4 të Ligës C në Nations League.

“Mirëdita të gjithëve! Ju përshëndes nga Franca. E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi tre gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë. Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë.

Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore. Mirupafshim!”- shprehet Murati në mesazhin e tij.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb