Liverpool shpërblen parashikimet, por duhet të vuajë shumë për të siguruar biletën për në finalen e Botërorit të Klubeve. Skuadra e Jurgen Klopp festoi vetëm në kohën shtesë fitoren 2-1 kundër Monterrey, duke konfirmuar veten si favorite kryesore për trofeun prestigjoz të futbollit botëror. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kampionët e Europës.

Që në minutën e 12-të Keita gjeti rrugën e rrjetës për epërsinë e anglezëve, duke dhënë përshtypjen se fitorja e tyre do të ishte e thjeshtë. Por këto pritshmëri u rrëzuan shumë shpejt. Pas vetëm dy minutash, meksikanët kampionë të Amerikës Qëndrore dhe Veriore barazuan shifrat me Funes.

Skysports Klopp Firmino Liverpool 4870439
Skysports Klopp Firmino Liverpool 4870439

Nuk sollën asgjë minutat e mbetura të pjesës së parë, ndërsa me rikthimin në fushë për të dytën ritmi i ndeshjes qëndroi i njëjtë. Monterrey provoi të bënte suprizën e madhe, por shpresat e formacionit meksikan u shuan me nisjen e kohës shtesë. Firmino shënoi golin e dytë dhe të fitores për Liverpool që në finalen e Botërorit të Klubeve gjen brazilianët e Flamengo.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb