“Kush e dashuron Lazion nuk duhet të flas për titull”, kështu u shpreh Igli Tare përpara sfidës kundër Cagliari por pas asaj fitoreje me përmbysje mbase dhe Tare duhet të ribëj dhe një herë llogaritë pasi shifrat thonë totalisht të kundërtën. Lazio ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 36-të, 3 më pak se Inter dhe Juventusi. Për të gjetur një tjetër sezon kaq pozitiv duhet të kthemi shumë pas në kohë, në sezonin 1973/74.

Lazio Strakosha
Lazio Strakosha

Gjithçka nisi keq në këtë transfertë ku Lazio e pa vetën në dizavantazh që në minutën e 8-të. Tomas Strakosha zhvilloi një 90-minutësh të madh duke mbajtur Lazion në lojë me një pritje fantastike ndaj Nainggolan në fundin e pjesë së parë, nuk kishte ç’të bënte në golin e pësuar, nota 7 për Strakoshën.

Pjesa më spektakolare e ndeshjes erdhi në shtesë ku fillimisht, në minutën e 93-të, Luis Alberto barazoi shifrat ndërsa Caicedo në minutën e tetë të shtesës shënoi golin e fitores duke bërë që i gjithë stafi i ekipit lacial, përfshi dhe Igli Tarën të shpërthenin në një festë të çmendur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb