Barcelona zhvilloi mbrëmë në darkë takimin e javës në “La Liga” kundër Deportivo Alaves të cilën e fitoi minimalisht me shifrat 2-1, por jo pa kontestime.

Gjatë lojës nuk u vu re, por goli iu dytë i katalansve erdhi pas një faulli që më parë duhet të ishte akorduar pozicion jashtë loje. Futbollisti Paco i cili fitoi goditjen e lirë, para se të pësonte ndërhyrjen e gabuar erdhi nga një pozicion jo i rregullt. Kjo nuk u vu re dhe Messi e ideoi perlën e radhës në terekëndëshin e portës, duke përmbysur shifrat.

Mirëpo nëse ky rast shpëtoi pa u kontestuar, kjo nuk mund të thuhet për episodin e minutës së 87-t.

Pas një goditje në zonë topi prek dorën e mbrojtësit katalanas Umtiti i cili i devijon rrugën. Protesta të forta të futbollistëve të Alaves por gjyqtari vijon normalisht lojën.

Ndoshta për nga afërsia ky 11-metërsh nuk mund të jepej, por pozicioni i dorës dhe topi që me 100% është nisur drejt portës e shndërron këtë episod në penallti të pastër.

Ajo që vlen në fund janë 3 pikët të cilët i koleksionon Barcelona, por në një investigim bie në sy se në 74 ndeshjet e fundit në “La Liga” nuk është dhënë kurrë një 11-metërsh kundër katalanasve, pothuajse dy kampionate.

Në të njëjtën periudhë kohore, “blaugranat” nga Katalonja kanë parë t’iu akordohen në favor plot 32 penallti.

Asnjë nga 219 penalltitë e akorduara së fundi në kampionatin elitar spanjoll nuk ka qenë kundër Barcelonës. E fundit që është shënuar kundër katalanasve ka qenë ajo e shënuar nga një lojtar që sot luan me Alavesin, Guidetti, por që kur shënoi mbronte ngjyrat e Celta Vigos, në një ndeshje që përfundoi 6-1 për Barcelonën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: