Një video e shpërndarë në internet nga një faqe e madhe sportive po merr shumë pëlqime. Në të shfaqet një nga lojtarët e moshave të ekipit të Gremio-s në Brazil që motivon shokët e skuadrës për t’u përballur me kundërshtarët. Një fjalim emocionues që tregon se në këto katregori luhet me të vërtetë futboll i pastër pasi dashuria për ngjyrat e ekipit është e madhe.

Më poshtë fjalimi i kapitenit 12-vjeçar të Gremio-s në pushimin e ndeshjes.

“Ne punuam fort që të jemi këtu! Ne ishim të përkushtuar! Tani është koha t’iu tregojmë atyre se për çfarë jemi stërvitur. Se pse ne vrapojmë nën këtë diell përvëlues gjate gjithë javës.

Ju duhet të jepni shpirtin në fushe, shokë! Shkojmë shkë*****! Kjo është Vasco!

Le të fitojmë! Lë të luajmë pa frikë! Pa frikë! Pa frikë! Ky ekip ka një histori të madhe. Pa frikë! Kjo është Vasco!”


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb