Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e fundit në Francë, Marine le Pen, u godit në fytyrë me një vezë në qytetin verior të Saint-Amand-les-Eaux.

Ditën e djeshme, Marine Le Pen për të mbështetur agjendën zgjedhore të kolegut të saj, Guillaume Florkin, kandidat për zgjedhjet parlamentare të qershorit, ka kryer një vizitë në komunën Saint-Amand-les-Eaux, në veri të Francës.

Teksa ecte në rrugë, është shënjuar një incident, ku një person nga turma e ka qëlluar me vezë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të saj, të cilët e rrethuan ish-kandidaten për presidente, rivalen e Emannuel Macron-it në zgjedhjet e shkuara.

“Truprojat reaguan menjëherë, çështja u zgjidh shpejt dhe ajo vazhdoi rrugën. Një person nga turma e qëlloi me vezë.”, është shprehur një dëshmitar, i cili ishte në vendngjarje kur Le Pen u qëllua.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb