FRANCË- Kandidati i republikanëve për postin e Presidentit të Francës, Francois Fillon, është sulmuar me miell gjatë një tubimi në pjesën lindore të qytetit francez Strasbourg, shkruan “Washington Post”. Fillon është sulmuar me miell në fytyrë nga një protestues i cili kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Studentët me Fillon”, duke e mashtruar sigurimin që të kuptonin se është përkrahës i tij. Ai ishte duke parakaluar para përkrahësve të tij, kur i riu iu afrua dhe e gjuajti me miell duke ia mbushur fytyrën dhe krahët me miell. Por pas ndërhyrjes së sigurimit protestuesi është larguar, ndërsa Fillon pasi ishte pastruar disa minuta më vonë i është drejtuar turmës me ironi duke thënë: “Shpresoj që miellin që më hodhi në fytyrë të jetë i Francës”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb