Momente tmerri, por që në fund u përkthyen në emocion e lumturi. E tillë është ngjarja e ndodhur në Bogota në Kolumbi. Një fëmijë dy vjeç i cili ndodh në prag të dritares së katit të katërt të një pallati apartamente, ka rrëshqitur duke rënë nga ndërtesa.

Por fatmirësisht pak para momentit tragjik, disa banorë të zonës ishin bërë të gjithë bashkë dhe ishin vendosur poshtë ambienteve të pallatit, në të njëjtin drejtim me katin e katërt ku ndodhej fëmija, duke ngritur “një rrjetë” sigurie me batanije dhe rroba.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur fëmija rrëshqet papritur nga vendi ku po përpiqej të mbahej. Fatmirësisht banorët ia dolën ta shpëtonin duke e pritur.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: