Manchester City vazhdon ecurinë impresionuese të fitoreve në kampionat pasi mbrëmë mposhti skuadrën e Southampton me rezultatin 2-1. Gjithsesi kjo fitore erdhi me shumë vështirësi pasi goli që i dha ‘qytetarëve’ 3 pikët u shënua në minutën e 96-të nga Stërling.

Tekniku Pep Guardiola është fotografuar dhe filmuar në fundin e ndeshjes teksa fliste me pasion dhe në të njëjtën kohë me shumë seriozitet mesfushorin e Southampton Nathan Redmond. Spanjolli në intervistën pas ndeshjes, për këtë moment u shpreh se po i tregonte atij sesa mirë kishte luajtur, por në të vërtetë po i kërkonte llogari për vonesat e lojës.

guard 1

“Po i thosha Redmond se sa i mirë ishte në fund të takimit,” shprehet Guardiola në BBC. “Southampton ka disa lojtarë tepër të talentuar, Redmond është shumë i mirë në situatat një kundër një. Sezonin e kaluar ai na shkatërroi këtu. Por ata nuk donin të luanin, dhe filluan të vononin lojën që në minutën e nëntë. Unë thjesht doja që ata të luanin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb