Totenham Hotspurs ka udhëtuar në Shkup pasi do përballet me ekipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shkëndijën e Tetovës në raundin e 3-të të kualifikueseve të Europa League.

Mourinho zakonisht nëpër konferenca shtypi sulmon ose shkëmben batuta me gazetarët, por kësaj radhe i ka ndodhur diçka prekëse.

Një gazetar maqedonas Igor Aleksandrovic nëpërmjet platformës online ka kërkuar nga Mourinho që të bëjnë një foto pas ndeshjes, pasi kjo ishte dëshira më e madhe e të atit që nuk jeton më.

Babai i kishte lënë si ”amanet” një foto me Mourinhon, që e ka prekur dhe vetë portugezin. Duke ditur temperamentin e vështirë dhe eksploziv të trajnerit, gazetari i tha se foton mund ta bënin në rast se Totenham fitonte. Por trajneri portugez ka treguar klas dhe madhështi.

Mourinho e siguroi atë se si në rast fitore apo humbjeje, për të nuk është fare problem që të bëjnë një foto dhe t’i plotësohet dëshira e të atit. Madje fotoja u realizua para sfidës, në mbrëmje, por në kushtet e distancimit social.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb