BERAT

Mes dhimbjesh e lotësh,është përcjellë për në banesën e fundit vogëlushi 5-vjeçar që gjeti vdekjen dje nga korrenti duke luajtur në parkun qëndror të qytetit të Berarit. Ark-morti i vogëlushit,që mbahej në duar nga babai dhe familjarët,u varros në varrezat e Suelasit në Berat mesditën e sotme. Në përcjelljen funebre të 5-vjeçarit ishin të shumtë familjarët e vogëlushit,ndërkohë që ka qënë e pamundur të mbaje nënën,e cila nuk pushonte nga të qarat e të bërtiturat për humbjen e djalit të saj.

5-vjeçari Aleksandër Brahimi,që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti Rom,gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita,pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit,kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit. Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët,me gjithë përpjekjet e bëra,nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.

Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij. Për ngjarjen u arrestuan për “shpërdorim detyre” dy drejtues të bashkisë dhe 4 elektriçistë të bashkisë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb