Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, opozita ka filluar të protestojë në seancë të Kuvendit.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediat kosovare, deputetët kanë bërë zhurmë, duke goditur tavolinat e tyre.

Me këtë gjest, ata kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre në raport me fjalët e Bislimit, i cili i tha shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit, se po gënjen, teksa temë diskutimi ishte pikërisht rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb