Elbasani triumfoi 3-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e Superiores. Skuadra nga Elbasani mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Mustës. Pavarësisht inferioritet numerik, skuadra e Gvozdenovic kaloi në avantazh me Ze Gomes me penallti, në minutën e 56-të.

Edhe pse rastet nuk munguan, të kuqtë nuk ia dolën dot që të barazojnë shifrat. Elbasani siguroi fitoren me golat e Blaise Tsague dhe Kasa, e pas këtij suksesi, kjo skuadër është në vendin e dytë me 56 pikë. Partizani, i drejtuar nga Oltijon Kërnaja, është në vendin e pestë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: