Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Studio 24” në Neës24, e sheh fitoren e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari si një shembull që duhet të marrin partitë në Shqipëri.
“Të gjitha partitë duhet të marrin shembull, për sa i takon bashkimit. Ajo që kam parë unë nuk është bashkimi, por qasje e një pjese të opozitës që thonë këta janë bashkë.
Këta nuk thonë se kemi një autokrat electoral por 2 koka, duke përfshirë Ramën e Berishën”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja: Ajo që ndodhi në Hungari ishte pikërisht bashkimi i të gjithë opozitës që vuri në krye një person që kishte vetëm 2 vjet që ishte ndarë nga Orbani dhe u bashkuan të gjithë për të goditur autokracinë elektorale.
Ky është prioriteti i zgjedhjeve, dhe atyre lokale dhe të përgjithshme. Të gjitha partitë duhet të marrin shembull, për sa i takon bashkimit. Ajo që kam parë unë nuk është bashkimi, por qasje e një pjese të opozitës që thonë këta janë bashkë. Këta nuk thonë se kemi një autokrat elektoral por 2 koka, duke përfshirë Ramën e Berishën.
Nuk presupozohet bashkimi me PD, gati sa nuk thonë se nuk duam Berishën. Këtu bëhet luftë e një opozite ndaj një opozite tjetër, sesa një aftësi për tu bashkuar kundër një autokrati.
Këtu duhet një bashkim për demokracinë, për të stabilizuar demokracinë për të vënë themelet mbi të cilat duhet të ndërtohen partitë e majta e të djathta.
Ajo që kam parë unë është protagonizmi i secilës pale.
