Futbollisti i Torinos, Tomas Rincon, ka shënuar një gol ‘të pamundur’ gjatë seancës së fundit stërvitore me klubin e tij.

Venezuelasi i cili ishte i grumbulluar me kombëtaren për dy ndeshjet miqësore ka mahnitur jo vetëm sportdashësit në botë, por edhe shokët e skuadrës.

Rincon, ish-futbollist i Juventusit tani 30 vjeç, ka mundur t’i japë një hark të ‘çmendur’ topit duke bërë të mundur realizimin e kësaj perle. Ajo që e bën me sublime këtë gol është se futbollisti nuk është as sulmues e as mesfushor sulmues, por një shkatërrues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb