Një pikë e këmbimit valutor në zonën e 5 Majit është grabitur mëngjesin e kësaj të enjte, në ambientet e qendrës tregtare “Concord’.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se një person me armë ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënim ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë. BalkanWeb ka siguruar edhe pamjet e para nga momenti i grabitjes.
Në këti pamje duket autori teksa ndodhet brenda pikës së Exchange. Ai mban kapuç në kokë për të vështirësuar identifikimin.

Mësohet se grabitësi pasi ka marrë shumën e parave, rreth 120 mijë lekë të reja, është larguar me motor.
