Manchester City e ka nisur si një kampion i vërtetë Premier League. “Qytetarët” fituan 0-2 në Londër, ndaj një skuadre mjaft problematike si West Ham.

Djemtë e Guardiolës do vuanin shumë dhe do mund të konkretizonin në sulm vetëm në minutën e 36-të. Erling Haaland merr një top në zonë dhe në përpjekje për të shmangur portierin, bomberi norvegjez pengohet nga portieri Areola.

Një arbitër ekspert si Oliver nuk mund të gabojë dhe për kryesorin kemi të bëjmë me penallti. Pikërisht Haaland godet, duke ccuar në festë tifozët që kishin udhëtuar në Londër.

Dyfishimi i shifrave do vinte pas një assisti magjike të De Bruyne në minutën e 65-të. E majta e Haaland është “vrastare”, me shifrat që tashmë konsolidohen.

Në javën e dytë, Manchester City pret në Etiham Stadium ekipin modest të Bournmouth, ndërsa West Ham sfidon jashtë Nottingham Forest.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: