Votat e fundit të Diasporës, ato nga Greqia, që po numërohen në Parkun Olimpik në Tiranë, po sjellin tension te të pranishmit që po i vëzhgojnë nga shkallët.
Dhe një debat verbal ka ndodhur mes drejtuesit politik të PS të Lezhës, Ulsi Manja, me kandidaten e PD në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku.
Manja në fund i drejtohet Jorida Tabakut: “Harmoninë dhe paqen në Lezhë s’e prish dot ti nga Tirana. Dakord. Secili në shtëpi të vet. Të kam falur njëherë…”
Numërimi i votave të diasporës shqiptare në Greqi u bë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili një ditë më parë rrëzoi kërkesën e PD. Ndërsa KQZ kishte urdhëruar më herët veçimin e zarfeve të mbërritura nga fqinji jugor, por që nga ana tjetër KAS kishte vendosur vijimin e procesit.
(BalkanWeb)