Lasse Schone ka shënuar një supergol në derbin e Holandës ndërmjet Ajax dhe Feyenoord. Ajax-i mposhti 2-1 Feyenoord-i duke rihapur kampionatin në Holandë dhe goli i parë i tyre ishte një mrekulli. Lasse Schone fiton një goditje dënimi nga rreth 35 metra dhe e merr vetë topin për ta ekzekutuar në mënyrë perfekte. Danezi lëshon një predhë të vërtetë në drejtim të portës së Feyenoord-i, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit i cili është shfaur i “trembur” nga kjo goditje të cilën nuk e priste aspak në portë ku sapo kishte filluar ndeshja pasi ishte minuta e parë. Një gol që na kujton të famshmin futbollistin brazilian Juninho që ekzekutonte të tillë supergola nga goditjet e dënimit.

https://www.youtube.com/watch?v=j1bkOB7Pqx8

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb