Triumfi në finalen e Kupës së Italisë bën me krahë Napolin, ekipi i Gattusos që vijon formën pozitive edhe në Serie A. Blutë kaluan një nga transferta më delikate, thyen pastër 0-2 Verona duke u futur në garë për një vend në europë, sigurisht me objektivin Champios pasi Europa League e kanë të siguruar.

Napolit i mjaftoi nga një gol për pjesë, të dyja nga goditjet e këndit, fillimisht me Milik në minutën e 38-të ndërsa në të dytën, i sapo hedhur në fushë, Lozano hipotekoi fitoren e Hysaj me shokë. Kapiteni kuqezi zbriti në fushë si titullar duke u zëvendësuar më pas në minutën e 67-të:

Hysaj Nota
Hysaj Nota

“Një mbrëmje jo e thjeshtë kundër Faraoni, në minutën e 60-të humbet anësorin e Verona që solli më pas golin e barazimit që për fatin e tij u anulua nga VAR për një prekje të topit me dorë nga Zaccagni në momentin e krosit, nota 6 për Hysaj”, shkruajnë mediat italiane.

Kumbulla Nota
Kumbulla Nota

As Marash Kumbulla nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë: “Një paraqitje diskrete për xhevahirin e Verona i cili ka jo pak faj në golin e Milik duke e lënë të vetëm në zonë, nota 6 për Kumbulla”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb