Lazio ka marrë një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Cremoneses në shtëpi, në sfidën e javës së parafundit të kampionatit.

Takimi u zhbllokua që në minutën e katërt me Elseid Hysaj, ndërsa brenda fraksionit Savic dyfishoi shifrat.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazonin shifrat. Galdames ngushtoi diferencat, sakaq skuadra e Sarrit ishte e pafat pak më pas pasi Lazzari shkaktoi autogol.

Kur sfida po shkonte drejt barazimit, ish lojtari i Interit, Vecino i jep 3 pikë ekipit kryeqytetas. Lazio renditet në vendin e dytë, Cremonese do luajë në Serie B sezonin tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb