Indrit Tuci protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol ndaj Galatasarayt, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.  23-vjeçari shqiptar, i ardhur te skuadra e Spartës së Pragës në merkaton e dimrit, ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës çeke. Tuci u aktivizua në minutën e 66-të në vend të Olatunjit, për të lënë gjurmë vetëm tetë minuta më pas.

Trajneri danez, Brian Priske e vlerëson në maksimum lojtarin kuqezi, me këtë të fundit që mund të fitojë më shumë minuta, në varësi të përshtatjes me mjedisin e ri në epet ARENA (Prague).Ndërkohë që mesfushori tjetër i Spartës, Qazim Laçit luajti titullar.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: