FIER

Një mbasdite e pazakontë kjo e sotmja në Fier, ku një shtetas i huaj ka realizuar lëvizje akrobacie mbi një litar mbi rrjedhën e lumit Gjanica.

Shtetasi i huaj mendohet se është pakistanez, i vetëm dhe me anë të një litari të lidhur në të dyja anët e mbrojtëseve të Gjanicës ka marrë për  disa minuta vëmendjen e shumë qytëtarve fierakë të cilët po realizonin shëtitjen e mbasdites nëpër qytet.

I veshur me rrobat e trupit dhe pa asnjë mbrojtëse rreth vetes ,për të shmangur çdo rrezik nga veprimet që po ndërmerrte mbi litar ka qëndruar rreth 15 minuta duke dhuruar këtë spektakël akrobacie për të gjithë qytetarët dhe është larguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb