Biznesmeni Ergys Agasi është transferuar sot në burgun e Fierit, pasi më parë qëndronte në paraburgimin e Bradasheshit.

Siç shihet edhe nga pamjet, një furgon i Policisë ka mbërritur në ambientet e burgut të Fierit, ku është kryer shoqërimi dhe dorëzimi i Agasit sipas procedurave dhe protokollit përkatës. Biznesmeni akuzohet në lidhje me çështjen e njohur si skandali i AKSHI-t.

Transferimi i tij vjen një ditë pas mbërritjes në të njëjtin institucion të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua gjithashtu në burgun e Fierit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: