Incidente me protestën, e cila është përhapur në disa zona në Tiranë, janë regjistruar edhe në zonën e ‘Komunës së Parisit’.

Mësohet se protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të mbeturinave, duke krijuar kaos dhe bllokim të trafikut.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Osman Stafa, kazanët e plehrave janë në flakë, ndërsa ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit.

Kujtojmë se vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie solli reagime të ashpra, ndërsa për 3 ditë me radhë u mbajtën protesta nga qytetarët, kryesisht të rinj që shprehën zemërimin e tyre ndaj institucioneve, duke shkatërruar madje dhe tabela të sinjalistikës në rrugë, kazanë me plehra apo dhe semaforë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb