Dy gola brenda 8 minutash në fundin e ndeshjes i kanë mjaftuar Liverpulit të Jurgen Klop që të siguronte një fitore shumë të rëndë 2-0 në transfertë ndaj Interit në sfidën e Ligës së Kampioneve, në një duel ku në fakt rezultati nuk pasqyron atë që u shfaq në fushën e lojës.

INTER-LIVERPUL 0-2
75′ Firmino, 83′ Salah

83′ Pas një goditje dënimi, topi qarkullon në zonën e Interit nga Liverpuli derisa Salah gjuan dhe gjen golin e dytë.

75′ Firmino tund rrjetën me një gjuajtje me kokë pas zhvillimit të një goditje nga këndi.

60′ Xheko shënon pas një topi nga thellësia, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

53′ Dumfrajs harkon për Lautaro Martinez, por argjentinasi nuk devijon para portës.

40′ Skrinjar nuk gjen katërkëndorin me gjuajtjen e tij me kokë pas një godfitje nga këndi.

40′ Skrinjar nuk gjen katërkëndorin me gjuajtjen e tij me kokë pas një godfitje nga këndi.

14′ Mane gjuan me kokë pas një goditje dënimi por çon topin mbi traversë.

8′ Tiago Alkanta gjuan mbi traversë.

5′ Lautaro Martinez gjuan nga jashtë zonës. /Panorama Sport/

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Handanoviç, Dumfrajs, De Vraj, Skrinjiar, Bastoni, Vidal, Çalhanollu, Perishiç, Brozoviç, Martinez, Xheko.

LIVERPUL: Alison, Van Dajk, Konate, Fabinjo, Robertson, Aleksander-Arnold, Tiago Alkantara, Elliot, Zhota, Mane, Salah.

Ssssssssss3
Ssssssssss3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb