Pas humbjes që pësoi dje Shqipëria përballë Ukrainës, Federata Shqiptare e Futbollit ka bëre edhe një tjetër gafë. Kështu, në një intervistë të postuar në kanalin e “Youtube” të FSHF-së, shihet trajneri i kuqezinjve Kristian Panuçi, duke folur për humbjen 1-4 ndaj Ukrainës, ndërkohë që gjithçka zhvillohet në italisht.

Siç dëgjohet edhe në audio, pyetjet e gazetarit të FSHF-së janë në italisht, po ashtu edhe përgjigjet e Panuçit, ndërkohë që nuk ka asgjë të përkthyer në shqip.

Ky fakt është vënë re edhe nga komentuesit në kanalin e youtube, të cilët pyesin për faktin se pse intervista nuk është e përkthyer në shqip.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: