TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në faqen e tij të “Facebook”-ut një video ku shihet Saimir Tahiri gjatë komunikimit të tij sot me gazetarët si dhe një kthim pas në kohë ku kryeministri Edi Rama bënte një deklaratë të ngjashme si ish-ministri. Me ironi Berisha shkruan; “Nje selam nga Saimir Habili per Edvin Xibraken! Sb”, duke nënkuptuar kështu se ky ishte një mesazh i koduar për Ramën.

Ditën e sotme në një komunikim të shkurtër me gazetarët, Tahiri pas një mungesë 6 muaj në Kuvend, theu heshtjen lidhur me hetimet për të. Ai ironizoi Sali Berishën se ky i fundit e filmoi gjatë kohës që po dilte nga Kuvendi, madje i kujtoi edhe grupin famëkeq të drogës ‘Habilajt’.

I sigurt se do të bënte drejtësi dhe do të zbardhte të vërtetën, Tahiri tha troç tha: “Se besoj se do ketë dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: