Ish- deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka denoncuar edhe një herë se Edi Rama po bën marrëveshje të pista për të çuar shqiptarët që vijnë nga jashtë shtetit të karantinohen në hotelet e deputetit të PS Sadri Abazi.

Gjunkshi kujton edhe një herë se Konvalishenca e Durrësit falë presionit nga opozita është prej 29 marsit karantinë me vendim por Rama nuk e përdor për të mbushur me lekë Sadri Abazin.

 

STATUSI NGA XHEMAL GJUNKSHI

Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Konvaleshencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve” në Durrës.

Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon Konvaleshencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë?

Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?

Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb