New Yorku ka përjetuar një ndër tërmetet më të fuqishme në 40 vitet e fundit. Qytetarët e New York-ut janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo edhe me tërmetet me magnitudë prej 4.8 shkallësh të Rihterit.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihen lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit për Rripin e Gazës. Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në shtetin njujorkez ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe kamerat.

Kujtojmë se statuja e bakrit, një dhuratë nga populli i Francës për SHBA-të, u projektua nga skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi dhe korniza e saj metalike u ndërtua nga Gustave Eiffel. Presidenti amerikan, Joe Biden pas bisedave telefonike me guvernatorët e të dyja shteteve ka deklaruar se gjithçka është nën kontroll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: