Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Gjethe rrushi
3-4 qepë të njoma
1 dorë spinaq
Vaj ulliri
200 gr mish viçi të grirë
1 gotë oriz
2 lugë salcë domatesh koncentrat
1 tufë majdanoz
Selino
1 domate
Kripë

Përgatitja

Skuqim qepët në vaj ulliri bashkë me spinaqin dhe shtojmë mishin e grirë. Pasi janë skuqur dhe ka avulluar uji shtojmë salcën,1 gotë oriz, majdanozin dhe kripën.
Mbështjellim japrakët. Shtrojmë në tenxhere disa gjethe poshtë dhe rradhisim japrakët. Nga lart i vendosim prapë gjethe dhe 1 pjatë. U hedhim 1 gotë e gjysmë ujë me 2 lugë salcë dhe i ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa të thithin ujin.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: