TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku i ka kërkuar zëvendës ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkrelit të flasë për Teatrin.

Në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, Tabaku tha se si një “mbrojtës i trashëgimisë kulturore”, Shkreli duhet të flasë për godinën simbol të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.

“Zoti Shkreli, në qoftë se keni diçka për të komentuar unë besoj që është rasti që të flasësh edhe për Teatrin. Dole për kangjellat e Kryeministrisë, mendoj se ka ardhur dita se si një adhurues i Trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar, të dalësh dhe të flasësh për Teatrin. Përdore dhe këtë komision se ne këtu kemi folur gjatë për Teatrin. Në qoftë se ke dëshirë unë besoj që kryetari ta jep hapësirën që të flasësh për teatrin”, iu drejtua zv/ministrit Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb