Juventus nuk ndalet dhe në javën e fundit të fazës së parë të Serie A i rrëmben Interit vendin e parë në renditje dhe në të njëjtën kohë titullin simbolik të kampionit të dimrit. “Zonja e Vjetër” regjistroi fitoren e katërt radhazi, duke kaluar 2-1 transfertën kundër Romës. Sfida në “Olimpico” nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e Maurizio Sarri, që kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e Demiral.

Tronditen romanët, që vetëm shtatë minuta më pas I dhurojnë miqve një 11-metërsh. Në pikën e bardhë paraqitet Cristiano Ronaldo, që gjuan saktë për të dyfishuar shifrat. Të zotët e shtëpisë provojnë të reagojnë, por nuk arrijnë të kthehen në ndeshje. Nga ana tjetër, edhe Juventus shpërdoron mundësitë për të “vrarë” garën, duke u kënaqur me epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë.

839409 Juventus
839409 Juventus

Pas pushimit, juventinët ulin ndjeshëm ritmin, ndërsa rrezikojnë jo pak, kur në minutën e 68-të Perotti me 11-metërsh ngushtoi diferëncën për Romën. Goli i dha zënër vendasve, që gjithsesi nuk arritën t’i prishnin festën Juventusit. Me këtë fitore “Zonja e Vjetër” merr kryesimin e Serie A me 48 pikë, duke zbritur në vendin e dytë Interin me dy pikë më pak.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb