Një tjetër tërmet i fuqishëm tronditi këtë mesditë Shqipërinë, me magnitudë 4.9, duke shkaktuar panik te qytetarët. Lëkundja e fortë është regjistruar live edhe në studion e “News24”.

Gazetarja Nisida Tufa ishte në një lidhje live me gazetarin Kelmetn Baçi, teksa ky i fundit po raportonte nga zona e plazhit në Durrës, përkatësisht te hotel “Miramare”, i cili është rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Lëkundja e fortë është ndjerë në studio (nga minuta 3:30 në video), por edhe në zonën ku po raportonte gazetari Baçi.

Gazetarja: Ka lëkundje të tjera tërmeti. Ka lëkundje tani.

Baçi: Ka lëkundje të forta tani, u ndje këtu në zonën e plazhit, në Durrës. Ekipi i shpëtimit vazhdon të qëndrojë aty.

Gazetarja: Ka pas përgjatë gjithë natës lëkundje të tërmetit, deri në 4.4 Rihter. Lëkundja e fundit është 5.1 i shkallës Rihter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: