Teuta ka arritur të mposhtë Vllazninë në transfertë 0-2, por situata është tensionuar jashtë stadiumit.
Sipas informacioneve paraprake, tifozë shkodranë kanë dëmtuar autobusin e ekipit durrsak, duke thyer disa prej xhamave të tij.
Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ndërsa priten të tjera detaje lidhur me incidentin.
Sa i takon ndeshjes, golat u realizuan nga Umejiego.
