TIRANË

Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko ka dalë sot para mediave ku ka folur për mjetet piroteknike të hedhura në protestën e banorëve të opozitës para parlamentit më 22 nëntor.  Ajo ka deklaruar se janë kryer eskperimente me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës dhe janë regjistruar rezultate shokuese.

Sipas këtyre eksperimenteve të bëra nga autoritetet përgjegjëse dhe ekspertë të Policisë së Shtetit, mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike.

DEKLARATA E PLOTË
pas pasojave të rënda që solli përdorimi i mjeteve shpërthyese gjatë protestës së paligjshme, të zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë në datën 22 nëntor 2018, autoritetet përgjegjëse dhe ekspertë të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masat për të hetuar shkaqet e pasojave të rënda që solli përdorimi me papërgjegjshmëri i tyre. Nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, janë regjistruar rezultate shokuese.

Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

Ndërkohë që puna hetimore e mëtejshme po vazhdon, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike.

Në videot që do të ndiqni tani do të shihni vetëm disa prej rezultateve të eksperimenteve të zhvilluara, në të cilat, shihen qartë rezultatet shkatërruese që sjell përdorimi i mjeteve shpërthyese të sekuestruara në 22 nëntor 2018.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb