Barazim spektakolar  2-2 mes Aston Villas dhe Chelseat, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.Blutë e Londrës e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa Cucurrela realizoi autogol. Goli i Rogers dyfishoi shifrat në të 42-tën, duke bërë që vendasit nga Birminghami të shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.

Madueke ngushtoi shfrat në të 81-tën, ndërsa Gallagher vendosi ekuilibrat, duke i dhuruar 1 pikë ekipit të Pochettinos. Ky ishte takimi i fundit për sot, në kampionatin anglez.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb