Ushtria kolumbiane ka rënë në gjurmët e një nëndetëseje me fibra xhami, që dyshohet të jetë përdorur për transportin e një sasie të madhe kokaine, vlera e së cilës arrinte në mbi 100 milionë euro.

Nëndetësja me gjatësi 17 metra, u gjet e braktisur në një xhungël në Bajo Baudo, shumë pranë kufirit me Panamanë. Autoritetet aludojnë se mjeti lundrues ishte gati të ngarkohej dhe më pas të udhëtonte drejt Oqeanit Paqësor, ndërsa nuk dihet se përse është braktisur.

Komandanti i Batalionit, Giovanni Carrillo tha për mediat lokale se nëndetësja ishte e ndërtuar kohët e fundit dhe se struktura e saj e xhamtë kishte përfunduar tashmë dhe ishte gati për përdorim.

Carrillo shtoi se nëndetëse të tjera të ngjashme janë gjetur përgjatë vijës bregdetare të vendit, kohët e fundit. Nëndetëset shihen nga narkotrafikantët si një mënyrë shumë e mirë dhe e sigurt për të transportuar sasi të konsiderueshme kokaine në vende të ndryshme të botës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb