TIRANE- Droga e llojit kokainë, e sekuestruar një ditë më parë në Tiranë, kishte si treg të saj lokalet e natës dhe ato te lojërave të fatit. Sipas hetimeve, ushtari profesionist Xhuliano Kasaj i prangosur tashmë, ishte drejtuesi kryesor i këtij rrjeti, që tregtonte droga të forta.

Edhe pse kishte zgjedhur rrugën fisnike, duke shërbyer si ushtar profesionist në forcat tokësore të Zallherrit, nuk i kishte shpëtuar pjesëmarrjes në aktivitet kriminal.

Xhuliano Kasaj u arrestua ditën e hënë nga oficerët e komisariatit numër 6., në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Tekstili”, dhe iu gjetën në banesë rreth 80 gram e kokainë. Së bashku me ushtarin Kasaj, në pranga ra edhe “vartësi” i tij Denis Kanani, i cili përveç kokainës shpërndante edhe kanabis.

Sipas hetimeve blerësit e kokainës dhe kanabisit ishin, personat VIP, si këngëtar apo edhe lojtar i lojërave të fatit. Ky aksion, lidhet me atë të policisë disa ditë më pare, në kryeqytet, ku u sekuestrua, drogë, tavolina pokeri dhe ambient të përshtatshme për marrjen e lëndëve narkotike.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/10/04/video-komandoja-forcave-tokesore-zbardhte-bllokun-kokaine-ja-cfare-iu-gjet-ne-banese/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb