Deputetë të opozitës nga Kuvendi kanë lëshuar thirrjr kundër kryeministrit Edi Rama. Të gjithë njëzëri, opozitarët kanë lëshuar thirrjet ‘Rama, jepe dorëheqjen!’.
Ndërkohë në sallë mbizotëroi tensioni, ndërsa Rama nuk ishte prezent.
Kjo gjë ndodh teksa në foltoren e Kuvendit fliste Ulsi Manja, i cili ironizoi opozitën, duke shtuar që kjo e fundit të shkonte në protestë, për të parë nëse do të pranohej apo jo nga qytetarët.
“Shkoni atje sonte dhe shiheni do t’ju pranojnë apo jo! Mos rrini në cep të protestës. 4 mld euro investimeve? I kërkon Shqipëria dhe shqiptarët.”, tha ai.
