Është cilësuar e jashtëzakonshme ajo që tifozët e Beshiktash kanë bërë mbrëmë në “Champions League” në sfidën që skuadra e tyre luajti kundër Red Bull Leipzig.

Në “Vodafone Arena” ishte e pamundur të gjeje biletë pasi 43,500 vendet e disponueshme në stadium ishin të prenotuara me kohë për sfidën e parë që skuadra nga Stambolli luajti këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm europian.


Të gjithë këta tifozë nuk ishin dosido, pasi pa përjashtim mund të cilësohen si ultras dhe këtë e vërteton më së miri prova që për 90-të minuta asnjëri nuk e reshti këngën në mbështetje të skuadrën e tyre. Një atmosferë e jashtëzakonshme që “terrorizon” çdo kundërshtar e që futbollistët e Beshiktash kanë nderin t’a përjetojnë në sfida të tilla.

Për të përshkruar atë se çfarë ndodhi mbrëmë mjafton fakti që në minutën e 32-të mbrojtësi gjerman i Leipzig kërkoi të zëvendësohej për shkak të zhurmës së madhe të cilën ai nuk po e duronte dot edhe pse vendosi pambuk për të bllokuar veshët.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb